Aktualitet

I thanë se udhëtimi iu anulua! Tre persona ngrihen në protestë në Portin e Durrësit, bllokojnë rrugën, policia i procedo

26 Gusht 2021, 10:21 Nga DOSJA
I thanë se udhëtimi iu anulua! Tre persona ngrihen në

DURRËS– Tre persona janë proceduar në Durrës pasi kanë organizuar një protestë që sipas policisë ishte e paligjshme. Personat me inicialet A. M., 50 vjeç, banues në Skrapar, A. G.,52 vjeç, banues në Divjakë dhe Xh. D., 52 vjeç, banues në Shijak janë akuzuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në lagjen nr.4, Durrës, pasi janë njoftuar se udhëtimi i tyre me traget ishte anuluar, kanë organizuar protestë në mënyrë të paligjshme, me pasagjerët e linjës, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugë.

Policia po heton dhe pronarët e kësaj linje udhëtimi, pasi nuk i kanë lajmëruar në kohë pasagjerët e tyre, për anulimin e udhëtimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës/ Penguan qarkullimin e mjeteve duke organizuar protestë të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Skrapar, A. G.,52 vjeç, banues në Divjakë dhe Xh. D., 52 vjeç, banues në Shijak. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në lagjen nr.4, Durrës, pasi janë njoftuar se udhëtimi i tyre me traget ishte anuluar, kanë organizuar protestë në mënyrë të paligjshme, me pasagjerët e linjës, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugë. Nga strukturat e DVP Durrës vijojnë hetimet për pronarët e kësaj linje udhëtimi, pasi nuk i kanë lajmëruar në kohë pasagjerët e tyre, për anulimin e udhëtimit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedim ne durres proteste ne durres procedim ne durres proteste ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Gusht 2021, 08:11

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një foto teksa ndodhet në autobus. Ai shkruan se e kupton brengosjen që është krijuar për afganët mirëpo nuk duhen nënvl...