Bota

U ndalua për kontroll, kapet me 10 kg marijuanë një person në Prishtinë, në banesë i sekuestrohen disa dokumente identifi

26 Gusht 2021, 10:08 Nga DOSJA
U ndalua për kontroll, kapet me 10 kg marijuanë një person

KOSOVË– Policia e Prishtinës ditën e djeshme ka ndaluar një person të dyshuar me makinën e tipit BMW X5 për një kontroll.

Gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policor kanë gjetur disa paketime të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe si rezultat i sajë është arrestuar drejtuesi i mjetit me inicialet B.C, për veprën penale “Blerja, Posedimi, shitja ose shperndarja e  pautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose  analoge”.

“Lidhur me rastin janë angazhuar edhe njësia policore e antidrogës, e cila së bashku me njësinë e Krimteknikës Regjionale në Prishtinë kanë ndërmarr veprime të mëtejme dhe gjatë kontrollit në detaje të personit dhe veturës janë gjetur dhe konfiskuar 10 (dhjetë) paketime me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, që dyshohet të jenë afërsisht rreth 10 (dhjetë) kilogram”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit e cila gjendej në Prishtinë, janë gjetur dhe disa dokumenta të ndryshme identifikimi të cilat dyshohet se autori i përdorte për të falsifikuar viza për të dalë jashtë vendit.

Vlen të potencohet se gjatë kontrollit policor gjithashtu janë konfiskuar rreth 300 euro, 2300 dinarë të Serbisë, 10 denar të Maqedonisë veriore si dhe telefona mobil samsung, nokia”, njofton tutje policia.

Materialet e mbledhura i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme ndërkohë që autori është dërguar në paraburgim.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kapen 10 kg droge ne kosove kapen 10 kg droge ne kosove

Sondazh

Poll