Bota

Gjermania kërkon 400 punëtorë! Kreu i agjencisë: Po na mbaron fuqia punëtore, situata do jetë më dramatike në vijim

26 Gusht 2021, 07:54 Nga DOSJA
Gjermania kërkon 400 punëtorë! Kreu i agjencisë: Po na

GJERMANI– Gjermania kërkon të punësojë 400 punëtorë. Ka qënë Kryetari i Bordit të Agjencisë Federale të Punësimit Detlef Scheele, i cili ka deklaruar se Gjermanisë i duhet rreth 400 mijë emigrantë në vit, pasi po i mbaron fuqia punëtore.

Sektorët me më shumë mungesa janë shërbimet e kujdesit, specialistët e logjistikës dhe punonjës të kualifikuar. “Nga kujdesi infermieror përmes teknikëve të klimës tek logjistikët dhe akademikët, do të ketë një shkurtim të punëtorëve të aftë kudo”, shtoi ai

Në lidhje me rezistencën e mundshme ndaj migrimit, ai tha: “Ju mund të ngriheni dhe të thoni: Ne nuk duam asnjë të huaj. Por nuk funksionon kështu. Fakti është: Gjermanisë po i mbarojnë punëtorët. Do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme”, u shpreh ai.

BURIMI: WIWO.DE

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora pune ne gjermani pune ne gjermani

Sondazh

Poll