Bota

‘Të lutem mos më vrit’, pas vrasjes makabre të gruas së tij gjeorgjiani var veten në qelinë e burgut të Selan

26 Gusht 2021, 09:01 Nga DOSJA
‘Të lutem mos më vrit’, pas vrasjes makabre të gruas

GREQI- Një gjeorgjian 48-vjeçar i cili ishte duke u mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Përgjithshme të Selanikut për vrasjen e gruas së tij 55-vjeçare i dha fund jetës së tij duke u varur.

Sipas informacioneve nga mediat greke, 48-vjeçari u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në qendrën e paraburgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut. Të njëjtat informacione thonë se ai u var me fashën që kishte lidhur dorën në pritje të daljes para gjykatës të premten.

Vrasja e 55-vjeçares ndodhi mesditën e së hënës, në rrugën 47 Gravias në Selanik. Policia me ndihmën e fqinjëve hyri në banesën e krimit të tmerrshëm nga zona e zbuluar duke përdorur një shkallë.

Fqinjët e kishin parë me gjak në duar duke u larguar në drejtim të panjohur. Miqtë e viktimës thanë se çifti kishte shumë probleme dhe ai “ishte agresiv” , ndërsa ajo vetë donte ta ndante. Sipas një dëshmitari okular, rreth gjysmë ore para vrasjes, ish -çifti po ziheshin ashpër.

Fjalët e fundit të gjeorgjianes së ndjerë ishin “të lutem mos më vrit”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gjeorgjani vret veten ne greqi vrasje ne greqi gjeorgjani vret veten ne greqi vrasje ne greqi

Sondazh

Poll