Bota

Evakuimi nga Afganistani, miliarderi amerikan ofron fluturime me çarter për 6,500 dollarë për biletë

26 Gusht 2021, 08:46 Nga DOSJA
Evakuimi nga Afganistani, miliarderi amerikan ofron fluturime me çarter

SHBA– Erik Prince, kontraktori miliarder ushtarak amerikan, thuhet se po kërkon 6,500 dollarë për një biletë për fluturimet jashtë Afganistanit me një aeroplan çarter.

Prince është themeluesi i Blackwater, një kontraktues ushtarak që fitoi miliarda nga luftërat e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan. Tani, ndërsa lufta në Afganistan përfundon me një humbje amerikane, Prince duket se ka gjetur një mënyrë për të përfituar edhe nga kjo.

Sipas Indipendent, Princi thuhet se u ka ofruar pak prej atyre të privilegjuarve një rrugëdalje, për një çmim të lartë. Financuesi i ka reklamuar fluturimet e tij me 6,500 dollarë për kokë, plus kosto shtesë nëse udhëtarët kanë nevojë për ndihmë për të ikur nga shtëpia e tyre dhe për të arritur në mënyrë të sigurt në aeroport.

Dhjetëra mijëra afganë, amerikanë dhe shtetas të huaj aktualisht po evakuhen nga vendi pasi regjimi autoritar taleban u kthye në pushtet. Presidenti Biden është zotuar të përmbushë një afat 31 gusht për të larguar pothuajse të gjithë trupat amerikane, dhe pavarësisht presionit nga udhëheqësit e tjerë të G7 për të lejuar më shumë kohë për evakuime, presidenti nuk tregon shenja të lëkundjes.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erik prince evakuimi i afganëve erik prince evakuimi i afganëve

Sondazh

Poll