Bota

Publikohet momenti i rrëzimit të helikopterit në Meksikë ku po udhëtonte Ministri i Brendshëm dhe 20 persona të tjerë

26 Gusht 2021, 08:52 Nga DOSJA
Publikohet momenti i rrëzimit të helikopterit në Meksikë ku

MEKSIKË– Një helikopter i Marinës Meksikane u rrëzua këtë të mërkurë në shtetin Hidalgo, në veri të Mexico City, dhe mes pasagjerëve ishte dhe Sekretari i Qeverisë së Veracruz, Eric Cisneros, i cili u plagos.

Sipas mediave të huaja, në aksident nuk raportohet për viktima dhe gjendja e Cisneros është e qëndrueshme. Rreth 20 persona ndodheshin në bordin e helikopterit në momentin e rrëzimit.

Aksidenti ndodhi në sy të dëshmitarëve të shumtë. Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, vërehet momenti kur helikopteri bie në tokë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota eric cisneros rrëzohet helikopteri në meksikë eric cisneros rrëzohet helikopteri në meksikë

Sondazh

Poll