Bota

Lind Hina, fëmija i parë afgan në Itali, shtëpinë ja dogjën dhe babain ja vranë talebanët në aeroport

26 Gusht 2021, 07:46 Nga DOSJA
Lind Hina, fëmija i parë afgan në Itali, shtëpinë ja

ITALI– Emri i saj është Hina dhe peshon tre kilogramë, ajo është vajza e parë refugjate afgane e lindur në spitalin Sulmona të Italisë nga një grua afgane 32-vjeçare.

Sipas Il Messaggero, historia e saj, si shumë të tjerë të bashkatdhetarëve të saj, është dramatike sepse burri i saj thuhet se u qëllua nga talebanët para se të ikte nga Kabuli. Nëna, Bibi Arezu, e cila nuk flet italisht, u ndihmua nga një ndërmjetës kulturor i pranishëm në dhomën e lindjes.

Nuk ishte një lindje e lehtë, veçanërisht sepse duhej të koordinoheshim me ndërmjetësuesin kulturor. Por në fund të gjithë u prekëm“,- thanë mjekët dhe infermierët.

Para se të dërgohej në Itali, 32-vjeçarja pa shtëpinë e saj të djegur nga talebanët ku si të mos mjaftonte kjo burri i saj u vra nga ekstremistët pikërisht para saj në aeroportin në Kabul. Burri u akuzua se ishte bashkëpunëtor i forcave të huaja.

Pasi u arratis nga ferri në Kabul, nëna kishte kërkuar ndihmë nga stafi mjekësor i bazës logjistike të ushtrisë Roccaraso ku ishte transferuar më 18 gusht, në njërën prej shumë fluturime të shpresës. Dhe në spitalin në Sulmona ajo lindi Hinan e saj të vogël, që në arabisht do të thotë “aromë”. Tani po pret të përfundojë karantinën e saj dhe të hyjë në rrugën e pritjes së refugjatëve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bibi arezu evakuimi i afganëve lufta ne afganistan bibi arezu evakuimi i afganëve lufta ne afganistan

Sondazh

Poll