Aktualitet

‘Duam drejtësi, dikush duhet të japë llogari’ flet babai shqiptar i 4-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi

25 Gusht 2021, 12:48 Nga DOSJA
‘Duam drejtësi, dikush duhet të japë llogari’ flet

ITALI– Një ditë pas tragjedisë e cila i mori jetën djalit të tij 4-vjeçar, babi shqiptar, Gneci Tila ka folur për mediat italiane ku ka kërkuar drejtësi.

“Ne duam drejtësi. Erdhëm këtu në Torino për të filluar një jetë të re, sot kishim një takim për të gjetur një shtëpi tjetër sepse asgjë nuk funksiononte atje. Unë e nuhata gazin“.- tha ai.

Sipas La Reppublica, babai i vogëlushit Aron, 4 vjeç, i cili vdiq dje në shembjen e ndërtesës së rrugës Bramafame në zonën Madonna di Campagna në Torino, doli këtë mëngjes nga spitali.

40-vjeçari shqiptar është ende i dobët, mëngjesin e djeshëm ai ishte jashtë ndërtesës dykatëshe të shkatërruar nga shpërthimi duke pritur që zjarrfikësit të nxirrnin Aronin e vogël nga rrënojat dhe për tronditjen ai u dërgua në Maria Vittoria.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genci tila vdes 4-vjeçari shqiptar ne itali genci tila vdes 4-vjeçari shqiptar ne itali

Sondazh

Poll