Aktualitet

Qëlloi me armë drejt bashkëatdhetarit pasi refuzoi t’i çonte kafen në shtëpi, zbardhet deklarata e 42-vjheçarit shq

24 Gusht 2021, 20:49 Nga DOSJA
Qëlloi me armë drejt bashkëatdhetarit pasi refuzoi t’i

GREQI- Deklarata e 42-vjeçarit shqiptar në Greqi, i cili qëlloi me armë punonjësin bashkëatdhetar, pasi refuzoi t’i çonte kafen në shtëpi është zbardhur. Në policia ai ka dhënë versionin e tij të ngjarjes që tronditi Galatsi disa ditë më parë në 14 gusht.

Sipas hetimeve, sherri mes autorit dhe punonjësit që i kishte çuar kafe në shtëpi, u shndërrua në ndjekje nga 42-vjeçari, i cili sipas njoftimit zyrtar të policisë, arriti deri në pikën e ndjekjes së shpërndarësit në dyqanin ku punonte dhe hapi zjarr drejt tij. Menjëherë pas ngjarjes, 42-vjeçari u përpoq të fshihej në një apartament te të afërmit te tij, por pas kërkimeve nga policia u gjet dhe u arrestua.

Në fakt, sipas tij, ishte një mikja e tij që kishte porositur kafe dhe madje kërkoi t’i hidhte çelësat punonjësit pasi dera e përparme nuk u hap.

 “Ajo i kërkoi atij të hidhte çelësat dhe të hapte derën kryesore sepse ajo kishte fëmijën. Ai mu përgjigj se nuk është e mundur dhe pastaj dola në ballkon dhe e luta gjithashtu. Ai nuk donte përsëri dhe unë zbrita poshtë kur hapa derën e ndërtesës së apartamentit dhe u përpoqa t’i shpjegoja se nëse zilja do të punonte ai do të ishte ngjitur normalisht, ne u grindëm për një kohë dhe ai la kafenë dhe para se të largohej ai më goditi me grusht në faqen e djathtë,” tha ai.

Ai gjithashtu deklaroi se punonjësi e ka kërcënuar atë dhe më pas është larguar duke marë motoçikletën.

“Më pas u zemërova, u ngjita në shtëpi, mora një pistoletë që kisha nga Shqipëria për sigurinë time dhe hipa në makinën time për të shkuar në dyqanin ku ai punon. Gjeta edhe një mikun tim shqiptar dhe i tregova se çfarë ndodhi dhe i kërkova të vinte me mua. Zbritëm nga makina dhe hymë në dyqan me njeriun që përmenda më lart. Miku im goditi nëpunësin kur hymë në dyqan dhe ai filloi ta shajë dhe i hodhi celularin që mbante.”

Më tej ai tha se së bashku me mikun e tij e goditën shqiptarin dhe pasi ai i kishte reaguar në të njejtën mënyrë, 42-vjeçari nxori armën dhe qëlloi drejt tij.

“ Miku im i ngushtë e kapi dhe e goditi, ashtu siç bëra edhe unë. Ai vazhdoi të na sulmonte kështu që unë nxora pistoletën nga çanta, ia drejtova atij, dhe shtypa këmbëzën. Arma u ngeci dhe unë tërhoqa siguresën në mënyrë që plumbi të binte poshtë dhe pastaj përsëri drejtova dhe gjuajta, por plumbi shkoi te një makinë që ishte pranë tij. Unë nuk doja ta vrisja, por ta frikësoja,” tha ai.

Ngjarja e rëndë në Greqi ndodhi në qyetetin e Athinës në datën 14 gusht. 42-vjeçari shqiptar porositi një kafe dhe i kërkoi punonjësit që t’ja dërgonte brenda në shtëpi, pasi nuk kishte mundësi të dilte jashtë. Shqiptari i kishte ofruar punonjësit që t’i hidhte çelësat nga ballkonit dhe t’i dërgonte kafen deri tek dera e banesës. Por ai nuk pranoi dhe mes tyre nisi një debat i ashpër në distancë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari qellon me arme ne athine shqiptari qellon me arme ne athine

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2021, 20:10

TIRANË– Dy nga dhjetëra personat që janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit ku u vra Bledar Muça dhe mbetën t...