Bota

Shpërthim i fuqishëm në platformën e naftës në Meksikë, vdesin 5 persona, dy të tjerë rezultojnë të zhdukur

24 Gusht 2021, 15:14 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm në platformën e naftës në

MEKSIKË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku të pakten pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri në platformën e naftës të kompanisë shtetërore meksikane Pemex.

Reuters raporton se dy persona janë zhdukur dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të tyre. Si pasojë e zjarrit është pezulluar edhe puna në 125 puse nafte për të cilat platforma siguron gaz dhe energji elektrike.

Incidenti ndodhi gjashtë javë pasi një rrjedhje gazi në tubacionin nënujor Pemex shkaktoi një zjarr në sipërfaqen e oqeanit në Gjirin e Meksikës. Zjarri u quajt “syri i zjarrit”, dhe fotot e ngjarjes u shpërndanë në rrjetet sociale.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota meksike shperthim ne meksike meksike shperthim ne meksike

Sondazh

Poll