Bota

I vuri thikën në fyt policit, Krivaqa që rrahu për vdekje të dashurën: Nuk bëj më krime

24 Gusht 2021, 14:40 Nga DOSJA
I vuri thikën në fyt policit, Krivaqa që rrahu për vdekje

KOSOVË -Dardan Krivaqa, i arrestuari si i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, në seancën gjyqësore ku ishte dënuar për lëndimin e një polici pak muaj më parë, kishte kërkuar zbutjen e dënimit me premtimin se nuk do të bënte më krime të tilla.

Në muajin shkurt të këtij viti Krivaqa po gjykohej për lëndimin e një polici dhe kishte kërkuar nga gjykatësi që t`i lehtësonte masën e dënimit me premtimin se nuk do të bënte më krime të tilla. Sipas aktgjykimit, Krivaqa e kishte pranuar veprën penale se kishte kapur për qafe policin civil duke i vënë thikën në fyt, por se kishte deklaruar se këtë vepër e kishte kryer në ndikim të alkoolit.

Ai madje kishte kërkuar që t`i zbutet dënimi pasi që i duhet të kujdesej për nënën e sëmurë dhe se nuk do ta përsëriste vepra të ngjashme

Njoftimi i gjykatës: 

“I akuzuari D.K.në shqyrtimin fillestar ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale e cila i’u vihet në barrë, shprehu keqardhje dhe është i penduar thellë. Tutje ka deklaruar se në familje jeton vetëm me nënën e tij e cila është e sëmurë nga zemra dhe se e njëjta ka nevojë për përkujdesje e tij, se këtë vepër e ka kryer nën ndikimin e alkoolit dhe se nuk ka pasur qëllim që t’a lëndoj atë. I njëjti kërkoi nga gjykata që të i shqiptoj një dënim sa më të butë dhe i premtoi gjykatës se nuk do të përsërit vepra të tilla të ngjashme”

Lajmi kryesor/ U dhunua 24 ORË nga dy djemtë, dyshonte se e tradhëtonte me kushëririn/ Arrestohet pas tre ditësh Dardan Krivaqa, u fsheh në fshat. Lihet në burg Arbër Sejdiu, qytetarët ngrihen në protestë

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan krivaqa dardan krivaqa

Sondazh

Poll