Bota

Përcillet në banesën e fundit Marigona Osmani. 18-vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të hidhej ne derën e spitalit. Pr

24 Gusht 2021, 06:14 Nga DOSJA
Përcillet në banesën e fundit Marigona Osmani. 18-vjeçarja

KOSOVË– Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u dhunua nga bashkëshorti i saj tre ditë më parë deri në vdekje, është përcjellë në banesën e fundit ditën e sotme. Mes dhimbjeve dhe lotëve, familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit 18-vjeçares. Në ceremoninë mortore veç familjarëve kanë marrë pjesë edhe shumë qytetarë të Ferizajt si dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Familjarët mes lotëve kanë kërkuar që autorët e ngjarjes të marrin dënimin që meritojnë, ndërkohë që Kurti në fjalën e tij u shpreh se qeveria e tij ka shumë punë për të bërë që të çojë sistemin e drejtësisë në vend. 

Po sot wshtw arrestuar edhe bashkwshorti dhe vraswsi i Osmanit. Ai së bashku me shokun e tij Arbër Sejdiu kanë dhunuar për 24 orë 18-vjeçare, pasi dyshonin se ajo tradhëtonte Krivaqan me kushuririn e tij. 

Ndërkohë që nën moton ‘Drejtësi për gratë’ po sot është mbajtur një protestë e në Ferizaj dhe Prishtinë për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi dhunën ndaj grave. Të rinj dhe të reja dolën me pankarta në duar para stacionit të policisë. Pjesë e protestës gjithashtu kanë qenë edhe incidentet. Disa persona kanë hedhur ngjyrë të kuqe ndaj efektivëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Ferizaj, ku dy të rinjtë pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjerçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dy të rinjtë janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqa dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin.

Reagime të shumta nga familjarë dhe njerëz publik kanë patur në Kosovë. Mes familjarëve që kanë reaguar kanë qenë daja dhe halla i 18-vjeçares, të cilët kanë kërkuar drejtësi për mbesën e tyre. Pas arrestimit të Krivaqas ka reaguar edhe vëllai i tij, i cili i ka shprehur ndyshellimet familjarëve dhe ka kërkuar dënimin që meriton për ‘gjakun e tij’. Për këtë ngjarje të rëndë gjithashtu ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe këngëtari Gold Ag.

(I.A;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arber sejdiu dardan krivaqa marigona osmani arber sejdiu dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll