Bota

Zbulohet ARYSEJA: Dardan Krivaqa e dhunoi 24 orë Marigona Osmanin, dyshoi se tradhëtonte me djalin e dajës

24 Gusht 2021, 11:27 Nga DOSJA
Zbulohet ARYSEJA: Dardan Krivaqa e dhunoi 24 orë Marigona Osmanin, dyshoi

KOSOVË– Marigona Osmani është dhunuar 24 orë nga Dardan Krivaqa dhe nga Arbër Sejdiu. Gjykata ka zbuluar se ka qënë Krivaqa ai i cili dyshonte se 18-vjeçarja e tradhëtonte me djalin e dajës. Për këtë shkak ai kishte nisur dhunën ndaj saj.

Gjykata Themelore e Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit Arbër Sejdiut, i cili ishte prezent në banesë kur e reja dhunohej, madje dhe ai e ka goditur. Në publikimin e njoftimit gjykata ka dhënë edhe detaje shtesë sesi kanë rrjedhur ngjarjet që çuan në vdekjen e 18-vjeçares.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thotë Gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.

Lajmi kryesor/ U vra nga partneri dhe shoku i tij/ Arrestohet pas tre ditësh Dardan Krivaqa! Qytetarët në protestë në Prishtinë dhe Ferizaj, kërkojnë drejtësi për fatin e Marigona Osmanit

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arber sejdiu arrestohet dardan krivaqa gjykata themelore në ferizaj marigona osmani arber sejdiu arrestohet dardan krivaqa gjykata themelore në ferizaj marigona osmani

Sondazh

Poll