Bota

Përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja, fjala e Kurtit: Nuk mund ta kthejmë kohën e ta zgjojmë Marigonën

24 Gusht 2021, 11:58 Nga DOSJA
Përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja, fjala

KOSOVË– Iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares Marigona Osmani, në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u vra të dielen në banesën e partnerit të saj.

Në varrim u pa numër i madh i pjesëmarrësve e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se jeta e një vajze 18-vjeçare u shua me një vrasje mizore.

Vrasësi është arrestuar dhe për të duhet të ketë dënim të merituar. Bëhet fjalë për një të dyshuar që ka precendent penal edhe për vepra tjera. Kjo tregon se sa shumë punë tjera kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Qeveria jonë prej fillimit ka marrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që kurrë të mos përsëriten këto raste”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se është shtuar numri i grave e i vajzave që kanë raportuar për dhunë në familje.

Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Lajmi kryesor/ U vra nga partneri dhe shoku i tij/ Arrestohet pas tre ditësh Dardan Krivaqa! Qytetarët në protestë në Prishtinë dhe Ferizaj, kërkojnë drejtësi për fatin e Marigona Osmanit

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dardan krivaqa marigona osmani albin kurti dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll