Bota

U përcoll sot për në banesën e fundit, familja e 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj thotë se ajo ndërroi jetë 24 orë pa

24 Gusht 2021, 12:14 Nga DOSJA
U përcoll sot për në banesën e fundit, familja e

KOSOVË– Familjarët e viktimës, Marigona Osmani, e cila u la pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ditë më parë nga dy persona, kanë thënë se raporti i autopsisë ka konkluduar se viktima kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital.

Nga spitali i Ferizajt ende nuk ka dalë informacioni zyrtar po kjo gjë është komunikuar nga disa familjarë të viktimës.

Ky aludim mbështetet dhe nga të dhënat e prokurorisë të publikuara ditën e sotme kur u dha vendimi për bashkëpunëtorin në vrasje, Arbër Sejdiu ku theksohej se viktima ishte dhunuar prej më shumë se 24 orësh para se të braktisej në derën e spitalit.

Familjarët edhe njëherë kane treguar se viktima ishte duke bashkëjetuar tash e dy muaj me Dardan Krivaqën i cili gjendet ende në arrati.

Lajmi kryesor/ U dhunua 24 ORË nga dy djemtë, dyshonte se e tradhëtonte me kushëririn/ Arrestohet pas tre ditësh Dardan Krivaqa, u fsheh në fshat. Lihet në burg Arbër Sejdiu, qytetarët ngrihen në protestë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arber sejdiu dardan krivaqa marigona osmani arber sejdiu dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll