Bota

Protesta nis me incidente në Ferizaj, qëllohen me ngjyrë të kuqe policët

24 Gusht 2021, 10:28 Nga DOSJA
Protesta nis me incidente në Ferizaj, qëllohen me ngjyrë të

FERIZAJ– Protesta në Ferizaj ka nisur me incidente. Disa qytetarë e aktivistë janë mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj për të protestuar ndaj neglizhencës së institucioneve ndaj rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave.

Gjatë protestës, disa nga pjesëmarrësit kanë hedhur ngjyrë të kuqe policëve që ndodheshin në hyrjen e oborrit të stacionit policor.

Pas Policisë, protestuesit janë nisur drejt objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Protesta nisi në orën 12:00 pas vrasjes makabre të një 18-vjeçareje në Ferizaj. Ajo u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt të dielën. Atje e çuan dy persona, njëri prej të cilëve, me të cilin ajo ishte e martuar.

U vra dhe u la në derë të spitalit nga dy të rinj! Qytetarët në protestë në Prishtinë dhe Ferizaj, kërkojnë drejtësi për fatin e Marigona Osmanit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora proteste per marigona osmanin proteste per marigona osmanin

Sondazh

Poll