Bota

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit

24 Gusht 2021, 10:22 Nga DOSJA
Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigona

PRISHTINE- 3 ditë pas ngjarjes makabre, ku 18-vjeçarja, Marigona Osmani u la e dhunuar për vdekje në derën e spitalit në Prishtinë, i dyshuari kryesor, partneri i saj, Dardan Krivaqa është arrestuar nga Policia.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, Major Mehmet Hajdini.

Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellur të dyshuarin në objektin e Policisë.”-tha Hajdini.

Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.

Arrestimin e Dardan Krivaqës e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Lajmi kryesor/ U vra dhe u la në derë të spitalit nga dy të rinj! Qytetarët në protestë në Prishtinë dhe Ferizaj, kërkojnë drejtësi për fatin e Marigona Osmanit

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrestohet dardan krivaqa marigona osmani mehmet hajdini arrestohet dardan krivaqa marigona osmani mehmet hajdini

Sondazh

Poll