‘Jo të gjithë do të dalin nga Afganistani’, ministri britanik skeptik mbi zgjatjen e afateve të evakuimit nga ana e SHBA
24 Gusht 2021, 09:19Nga DOSJA
BRITANI– Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace u shpreh se me shumë gjasa jo të gjithë do të kenë mundësi të evakuohen nga Afganistani.
“Fokusi ynë është të nxjerrim sa më shumë njerëz jashtë. Por shkalla e sfidës do të thotë që jo të gjithë do të largohen. Ne po i japim përparësi pamëshirshme njerëzve.“- tha ai pë BBC.
Deklaratat e tij vijnë pak para fillimit të samitit urgjent të G7 ku pritet që vendet e tjera të ushtrojnë presion ndaj SHBA-së, e cila është e vetmja që ka kontroll mbi aeroportin e Kabulit që të shtyjë datën e evakuimit të njerëzve përtej 31 gushtit.
Wallace gjithashtu u shpreh se përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar aeroportin pas tërheqjes së SHBA nuk është një zgjidhje.
“Nuk ka të bëjë me faktin nëse mund të fluturoj me mijëra trupa dhe të siguroj aeroportin. Po, mund ta bëja këtë, ndoshta mund të siguroja aeroportin për disa muaj, ose ndoshta një vit ose dy. Por për çfarë qëllimi? Që ata të qëllohen, sulmohen, njerëzit të mos arrijnë në aeroport dhe të shkaktojnë vetëm një luftë të përhershme? Unë nuk mendoj se kjo është një zgjidhje. ”- u shpreh ai.
KOSOVË– Vetëm 24 orë nga vrasja tragjike e 18-vjeçares nga Ferizaj shumë qytetarë po mundohen të ndihmojnë autoritetet në kapjen e vrasësit 29-vje&c...
GREQI– Një shqiptar ka përfundur në prangat e policisë greke pasi më 14 gusht ka qëlluar me armë ndaj shpërndarësit të picave. Sulmi ndodhi, pasi ky i fun...
BRITANI- Një roje i Mbretëreshës së Britanisë është akuzuar për sulmin ndaj dy rekrutëve të rinj me një lodër seksi vetëm pak metra nga Kështjella Windsor.Ushta...
GREQI– Sindikata që përfaqëson stafin e spitalit publik grek po planifikon një grevë dhe një tubim në qendër të Athinës të enjten për të protestuar kundër vaksi...
Bota24 Gusht 2021, 08:34
ShBA – William Langewiesche, gazetari i revistës së njohur amerikane, Vanity Fair është takuar më 12 nëntor të 2008 me Ramush Haradinajn në të njëjtin aeropl...
SHBA- Pentagoni pritet të bëjë të detyrueshme vaksinën Pfizer/BioNtech pas miratimit të plotë nga FDA. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby bëri me dije se vaksin...
AFGANISTAN– Gjashtë vjet më parë, më shumë se 1.2 milion emigrantë nga shumë pjesë të botës ikën drejt Evropës, duke udhëtuar qindra apo mijëra kilometra ...
KOSOVË– Një person është rrëmbyer teksa ishte duke punuar në lokalin e tij në Drenas të Kosovës. Policia raporton se kanë qënë 3 persona ata që e kanë marr...
GJENEVË- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, p...