‘Humorin e tij e pagoi me jetë’, publikohen momentet e fundit kur komediani afgan kapet për tu ekzekutuar nga talebanët
24 Gusht 2021, 09:45Nga DOSJA
AFGANISTAN- Janë publikuar pamjet e fundit kur një komedian afgan i cili publikonte video argëtuese në Tik Tok duke vënë në lojë talebanët.
Video e publikuar nga dailymail, tregon minutat e fundit të jetës së Nazar Mohammad, ndërsa luftëtarët e grupit kryengritës e tërhoqën atë nga shtëpia e tij para se ta ekzekutonin më vonë me skuadër pushkatimi.
Nazar Mohammad, i njohur më mirë si Khasha Zwan, mund të shihet në pjesën e pasme të një makine me një kryengritës në të dyja anët e tij, njëri prej tyre duke tundur një mitraloz kallashnikov. Zwan thuhet se u vra nga talebanët në fund të korrikut në Kandahar pasi ai qytet ra në duart e xhihadistëve.
Në videon e momenteve të tij të fundit, Mohammad vazhdon të bëjë shaka për grupin pas kapjes së tij, duke bërë që luftëtari talebanë në të djathtë të fillojë ta godasë atë në fytyrë, ndërsa burri në të majtë shihet duke qeshur para se ta ndërrojë armën.
Nazar u vra më vonë pasi u qëllua disa herë. Talibanët fillimisht mohuan përfshirjen në vdekjen e yllit para se të pranonin përgjegjësinë dhe konfirmuan se dy burrat në makinë ishin talebanë. Grupi tha se të dyshuarit ishin arrestuar dhe do të gjykohen në një gjykatë talebane.
Vrasja e tij brutale në fund të korrikut ngjalli frikën e vrasjeve për hakmarrje pasi Afganistani po binte qytet për qytet në duart e talebanëve.
GJERMANI– Zarifa Ghafari, kryebashkiakja e parë femër në Afganistan ka mbërritur në Gjermani me familjen e saj.Aktivistja e shquar afgane për të drejtat ...
BRITANI– Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace u shpreh se me shumë gjasa jo të gjithë do të kenë mundësi të evakuohen nga Afganistani.“Fo...
KOSOVË– Vetëm 24 orë nga vrasja tragjike e 18-vjeçares nga Ferizaj shumë qytetarë po mundohen të ndihmojnë autoritetet në kapjen e vrasësit 29-vje&c...
GREQI– Një shqiptar ka përfundur në prangat e policisë greke pasi më 14 gusht ka qëlluar me armë ndaj shpërndarësit të picave. Sulmi ndodhi, pasi ky i fun...
BRITANI- Një roje i Mbretëreshës së Britanisë është akuzuar për sulmin ndaj dy rekrutëve të rinj me një lodër seksi vetëm pak metra nga Kështjella Windsor.Ushta...
GREQI– Sindikata që përfaqëson stafin e spitalit publik grek po planifikon një grevë dhe një tubim në qendër të Athinës të enjten për të protestuar kundër vaksi...
Bota24 Gusht 2021, 08:34
ShBA – William Langewiesche, gazetari i revistës së njohur amerikane, Vanity Fair është takuar më 12 nëntor të 2008 me Ramush Haradinajn në të njëjtin aeropl...
SHBA- Pentagoni pritet të bëjë të detyrueshme vaksinën Pfizer/BioNtech pas miratimit të plotë nga FDA. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby bëri me dije se vaksin...
AFGANISTAN– Gjashtë vjet më parë, më shumë se 1.2 milion emigrantë nga shumë pjesë të botës ikën drejt Evropës, duke udhëtuar qindra apo mijëra kilometra ...
KOSOVË– Një person është rrëmbyer teksa ishte duke punuar në lokalin e tij në Drenas të Kosovës. Policia raporton se kanë qënë 3 persona ata që e kanë marr...