Bota

Dyshohet si AUTOR i vrasjes së Marigona Osmanit, publikohet momenti kur 29-vjeçari tenton të arratiset

24 Gusht 2021, 09:05 Nga DOSJA
Dyshohet si AUTOR i vrasjes së Marigona Osmanit, publikohet momenti kur

KOSOVË– Vetëm 24 orë nga vrasja tragjike e 18-vjeçares nga Ferizaj shumë qytetarë po mundohen të ndihmojnë autoritetet në kapjen e vrasësit 29-vjeçar, Dardan Krivaqa.

Në një video të publikuar nga Telegrafi, e cila po qarkullon masivisht në rrjetet sociale, shihet një person i cili tenton të arratiset nga një kompleks pallatesh në ndërtim, dhe mendohet se është pikërisht Krivaqa.

Nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt kanë thënë se dyshohet se në këtë video e cila sipas tyre është bërë ditën e hënë, është i dyshuari të cilin Policia e Kosovës e ka kërkuar mbrëmë në tërë zonën.

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar mbrëmë policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje.

Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur të ikte. Ndërtesat janë kontrolluar për ta kërkuar të dyshuarin, për të cilin banorët thanë se e ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët dhe se ka tentuar që të fshihet me një bluzë me kapele që t’i evitohet banorëve të kësaj lagjeje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan krivaqa marigona osmani dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll

Bota 24 Gusht 2021, 08:34

ShBA –  William Langewiesche, gazetari i revistës së njohur  amerikane, Vanity Fair  është takuar më 12 nëntor të 2008 me Ramush Haradinajn në të njëjtin aeropl...