Aktualitet

MASAKËR në qendër të Lushnjes! Vritet pronari i “Bar Pedonale”, plagoset kunati i tij dhe katër klientë, mes tyre 3 gr

23 Gusht 2021, 20:21 Nga DOSJA
MASAKËR në qendër të Lushnjes! Vritet pronari i “Bar

LUSHNJE– Bledar Muça, baba i dy fëmijëve dhe pronar i “Bar Pedonale” në Lushnje është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovi. Mësohet krimi i rëndë është rreth orës 22:00, teksa Muça ishte ulur në një tavolinë në në trotuarin e lokalit të tij, nën shoqërinë e kunatit të tij, të identifikuar si Judin Velo.

Atentatorët, dy persona, janë afruar pranë lokalit me një mjet tip “Golf”, njgyrë blu të errët. Njeri prej tyre ka zbritur nga makina dhe ka zbrazur mbi 20 plumba kallashnikovi në drejtim të Muçës, duke e lënë të vdekur këtë të fundit. Plumbat kanë kapur edhe kunatin e objektivin, Velon, bashkë më katër persona të tjerë që ndodhen në lokal.

Ervis Tafa, Judin Velo, Sara Liçi, Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla janë pesë personat që kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Tafa, Velo dhe Liçi mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, në terapi intensive, ndërsa Sauli e Gjyla ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pasi realizoi objektivin dhe shkaktoi një ‘kasaphanë’ në lokal, autorët të cilët dyshohen se janë tre, kanë hypur sërish në makinë dhe është larguar në drejtim të paditur. Vetëm një orë pas krimit të rëndë, në fshatin Thanasaj të Lushnjes, u gjet një makinë e djegur. Mjeti që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes ishte me targa italiane, i vjedhur në muajin gusht. Po ashtu, brenda tij janë gjetur dy kallashnikovë që dyshohet se janë armët me të cilat u krye krimi.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit. Edhe në Elbasan mësohet se janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në automjete të ndryshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar marku vrasje ne lushnje vritet bledar muco bledar marku vrasje ne lushnje vritet bledar muco

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2021, 06:21

LUSHNJE– Bledar Muça i cili u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij në Lushnje, rezulton të ketë lidhje me ‘familjare’ me një person që ka qënë pjesë...