Pak para mbledhjes së G7 për Afganistanin, organizatat e gazetarëve bëjnë thirrje: Duhet të mbroni dhe evakuoni punonjësi
24 Gusht 2021, 06:48Nga DOSJA
EUROPË– Shoqëria civile dhe organizatat e gazetarëve, përfshirë Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) dhe Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), i bëjnë thirrje G7 të mbrojë dhe evakuojë gazetarët dhe punonjësit e mediave në Afganistan.
Përpara samitit të G7, i cili pritet të mbahet ditën e sotme mbi situatën në Afganistan, organizatat kanë dalë me një kërkesë publike ku u bëjnë thirrje vendeve të G7 që të bëjnë një angazhim të qartë për të marrë gazetarët dhe punonjësit e mediave si një përparësi urgjente dhe të menjëhershme, të sigurojnë mbrojtjen e tyre dhe t’i evakuojnë ata dhe familjet e tyre.
Në kërkesën e parashtruar si prioritet shihet largimi i gazetarëve dhe familjarëve të tyre duke i kushtuar më shumë përparësi grave pasi janë kategoria më e rrezikuar si dhe lehtësimi i procedurës së paisjes me vizë.
Një thirrje e drejtpërdrejtë i bëhet dhe SHBA-ve për të shtyrë afatin e parashikuar të evakuimit përtej 31 Gushtit në mënyrë të tillë që të krijohet mundësia e largimit të gjithë gazetarëve, reporterëve dhe stafit të mediave së bashku me familjet e tyre.
Në sesionin special të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të 26 gushtit, bëni thirrje për krijimin e një mekanizmi të pavarur monitorimi dhe hetimi që është i pajisur me staf dhe burime të përshtatshme.
AFGANISTAN– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nën presion nga aleatët për të vonuar tërheqjen nga Afganistani për të lejuar më shumë kohë për evakuimin e aty...
KOSOVË– Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kosovën ditën e djeshme ku një 18-vjeçare u braktis e vdekur para spitalit të Ferizajt kanë reaguar dhe fa...
KOSOVË– Pas statusit të analistit Xhevdet Pozhari lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, dikush ka vendosur një grafit që e barazon mendimin e ...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 42-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij pasi kjo e fundit ka refuzuar të kryejë ma...
AFGANISTAN- Videoja e mëposhtme tregon disa talebanë të cilët kanë shkatërruar një televizor me sopatë. Ata e kanë shkatërruar televizorin pasi e quajnë ‘...
ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e sotme ku 26-vjeçarja Vanessa Zappala është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj.Sipas mediave ...
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje BE-së të ndihmojë vendet fqinje Afganistanin për të ndaluar një fluks të ri emigrantësh në Evropë...