Bota

‘Ishte në presion dhe e frikësuar’/ Vajzën ia vranë, babai i 18-vjeçares: Të merren masa ndaj autorit, familja ime u g

24 Gusht 2021, 06:28 Nga DOSJA
‘Ishte në presion dhe e frikësuar’/ Vajzën ia

KOSOVË– Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kosovën ditën e djeshme ku një 18-vjeçare u braktis e vdekur para spitalit të Ferizajt kanë reaguar dhe familjarët e saj.

Babai i viktimës, Marigona Osmani ka thënë se shumë vonë e ka kuptuar që vajza e tij jetonte me një person me të shkuar kriminale.

Në një intervistë për RTK-në ai u shpreh se është shumë i tronditur me ngjarjen, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe të vënë para drejtësisë autorin e vrasjes së vajzës së tij.

Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, tha ai.

Ai shpreson që rasti i vajzës së tij të jetë i fundit dhe apelon që prindërit të kenë kujdes dse me kë shoqërohen fëmijët e tyre.

Në vijim të dëshmisë së tij, ai thotë se vajza kishte rreth dy muaj që bashkëjetonte me autorin dhe sipas tij, Marigona ka qenë në presion dhe është frikësuar ti tregoj familjes për dhunën që i ka ushtruar ai gjatë kësaj periudhe. Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik.

Lajmi kryesor/ U vra dhe u la në derë të spitalit nga dy të rinj! Sot zhvillohen protestë në Prishtinë dhe Ferizaj, qytetarët kërkojnë drejtësi për fatin e Marigona Osmanit

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan krivaqa marigona osmani dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll