Bota

19-vjeçari nga Kosova humb jetën nga Covid, babai i tij u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen: Duhet t’i kryejmë

23 Gusht 2021, 21:25 Nga DOSJA
19-vjeçari nga Kosova humb jetën nga Covid, babai i tij u

KOSOVË- Një 19-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19. Telegrafi shkruan se Hekuran Jezerci nuk arriti dot që t’i mbijetonte infektimit me Covid.

Ndërkohë që familjarët e viktimës janë të gjithë të tronditur, pasi sipas tyre djali ishte sportist dhe nuk kishte asnjë sëmundje tjetër. Babai i 19-vjeçarit Arsim Jezerci ka thënë se gjendja e djalit të tij është përkeqësuar në mesnatë dhe se kur e çuan në spital mjekët bënë çmos për ta mbajtur gjallë.

“Në mesnatë iu ka përkeqësuar gjendja, ka filluar frymëmarrja me iu ndalë. S’ka mundur me ecë, e kam kap në krahë, në veturë dhe këtu në Kaçanik e kemi sjell në spital. E kanë dhënë maksimumin motrat, mjekët por me kushtet që i kanë pas s’kanë pas gjë më shumë me bo. Kemi vazhduar me emergjencë për Ferizaj. Atje e kemi lajmëruar rastin, shumë mjekë, shumë motra, me çka kanë pas motra për me ja kthyer jetën por deshi zoti e mori,” tha ai.

Babai i viktimës gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi djali i tij nuk e kishte marrë vaksinën.

“Kush e sheh këtë video sa më shpejt le të vaksinohet. Allahu çka e ka shkruar aty, na s’mundemi me i ikë asaj por obligimet që ne i kemi duhet me i kry’, tha ai për RTK-në.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arsim jezerci covid ne kosove hekuran jezerci arsim jezerci covid ne kosove hekuran jezerci

Sondazh

Poll