“Kush menon si Xhevdeti, vepron si Dardani”/ Muret në Prishtinë mbushen me grafite kundër analistit pas deklaratës për
24 Gusht 2021, 05:46Nga DOSJA
KOSOVË– Pas statusit të analistit Xhevdet Pozhari lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, dikush ka vendosur një grafit që e barazon mendimin e këtij të fundit me veprën e të dyshuarit për vrasjen e të ndjerës.
Në grafit shkruhet “Kush menon si Xhevdeti, vepron si Dardani“. Muralet janë të shkruara tek objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Marigona Osmani u gjet e vdekur dy ditë më parë në derën e spitalit në Ferizaj ku u hodh nga i dashuri i saj, Dardan Krivaqa dhe miku i tij, Arbër Sejdiu. E reja kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës makabre që ishte ushtruar mbi të. Sejdiu është vënë në pranga, ndërsa Krivaqa është shpallur në kërkim.
Lidhur me këtë rast analisti Xhevdet Pozhari bëri një status ku u bënte thirrje vajzave që të mos shikonin makinat, por personin brenda tyre.
Statusi i mëparshëm i Pozharit:
E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale.Por, po aq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 42-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij pasi kjo e fundit ka refuzuar të kryejë ma...
AFGANISTAN- Videoja e mëposhtme tregon disa talebanë të cilët kanë shkatërruar një televizor me sopatë. Ata e kanë shkatërruar televizorin pasi e quajnë ‘...
ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e sotme ku 26-vjeçarja Vanessa Zappala është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj.Sipas mediave ...
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje BE-së të ndihmojë vendet fqinje Afganistanin për të ndaluar një fluks të ri emigrantësh në Evropë...
AFGANISTAN- Videoja e mëposhtme është filmuar disa ditë më parë në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e plotë të vendit. Në të shihet një grua afgane, ...
KOSOVË– Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka kritikuar kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit teksa komentonte incidentet e regjistruara në ...
ITALI– Thashetheme të shumta rreth dorëheqjes së Papa Françeskut, kanë qarkulluar në media ditën e sotme .Mediat italiane bëjnë me dije se Papa po shqyrt...
IRAN- Qeveria e sapozgjedhur e iraniane e udhëhequr nga Presidenti Ebrahim Raisi po përballet me kërkesa të shumta në mënyrë që të zgjerojë burimet për sigurimi...