‘Pa pëlqimin e prindërve’/ Flasin familjarët 18-vjeçares së vrarë në Kosovë: Marigona ishte e martuar prej 2
24 Gusht 2021, 05:55Nga DOSJA
KOSOVË– Kosova u trondit të dielën në mbrëmje nga vrasja makabre e një vajze 18-vjeçare e cila u dërgua e vdekur në emergjencën e Ferizajt. Marigona Osmani dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa, i cili është shpallur në kërkim. Për ngjarjen, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar Arbër Sejdiun, si bashkëpunëtor në krim.
Familjarët e së resë, në një prononcim për Klan Kosova jashtë kamerave, thanë se 18-vjeçarja kishte dy muaj që ishte e martuar me Dardan Krivaqën. Ata thanë po ashtu se Marigona ishte martuar pa pëlqimin e prindërve të saj.
18-vjeçarja, sipas autoriteteve, është dhunuar fizikisht dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Për rastin reagoi edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur dhe kërkoi që të ndalet dhuna dhe të edukohen meshkujt se dhuna nuk është gjuhë e pranueshme komunikimi.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Pas statusit të analistit Xhevdet Pozhari lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, dikush ka vendosur një grafit që e barazon mendimin e ...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 42-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij pasi kjo e fundit ka refuzuar të kryejë ma...
AFGANISTAN- Videoja e mëposhtme tregon disa talebanë të cilët kanë shkatërruar një televizor me sopatë. Ata e kanë shkatërruar televizorin pasi e quajnë ‘...
ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e sotme ku 26-vjeçarja Vanessa Zappala është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj.Sipas mediave ...
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje BE-së të ndihmojë vendet fqinje Afganistanin për të ndaluar një fluks të ri emigrantësh në Evropë...
AFGANISTAN- Videoja e mëposhtme është filmuar disa ditë më parë në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e plotë të vendit. Në të shihet një grua afgane, ...
KOSOVË– Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka kritikuar kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit teksa komentonte incidentet e regjistruara në ...
ITALI– Thashetheme të shumta rreth dorëheqjes së Papa Françeskut, kanë qarkulluar në media ditën e sotme .Mediat italiane bëjnë me dije se Papa po shqyrt...