Bota

Gjendet i ekzekutuar me plumb në kokë politikani i partisë së Merkel

4 Qershor 2019, 07:15 Nga DOSJA
Gjendet i ekzekutuar me plumb në kokë politikani i partisë

GJERMANI- Walter Lubcke, kryetari i këshillit të qarkut në qytetin Kassel të Gjermanisë, është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas medieve të huaja hetuesit gjermanë kanë zbuluar se ai u vra nga një plumb i qëlluar në një distancë të afërt.

Ata kanë nisur një hetim penal për vdekjen e 65 vjeçarit Walter Lübcke, anëtarin e partisë së Merkel, CDU

Ndërsa, pista e vetëvrasjes është përjashtuar, por deri më tani autoritetet ende nuk kanë një pistë konkrete për vrasjen e tij.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e papritur e mikut tonë”, tha kryeministri i shtetit Hesse Volker Bouffier.

Trupi i Lübcke u gjet në orën 00:30 të dielën në mëngjes (22:30 GMT të shtunën) në tarracën e shtëpisë së tij në fshatin Istha, zbuloi policia. Ai u shpall i vdekur dy orë më vonë dhe lë një grua dhe dy fëmijë të rritur. Ndërkohë, policia ka rrethuar banesën e politikanit dhe ka marrë në mbrojtje familjen e tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani vritet politikani gjerman walter lubcke gjermani vritet politikani gjerman walter lubcke

Sondazh

Poll