Bota

Britani e Madhe/ Jeremy Corbyn për vizitën e Trump: Kjo ndërhyrje është e papranueshme

3 Qershor 2019, 13:02 Nga DOSJA
Britani e Madhe/ Jeremy Corbyn për vizitën e Trump: Kjo ndërhyrje

BRITANI E MADHE- Vizita e Trump në  vend po ndodh në një periudhë kritike për politikën britanike, që po përballet me procesin e Brexit dhe dorëheqjen e Theresa May-t.

Vizita është vendosur në kontektstin e deklaratave të Trump lidhur me Brexit dhe përzgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë.

“Kjo është një ndërhyrje tërësisht e papranueshme në një vend demokratik. Kryeministri i ardhshëm nuk duhet të caktohet nga presidenti Trump apo nga përfaqësuesit e 100.000 anëtarëve të partisë konservatore, por nga populli britanik në zgjedhje demokratike.”– është shprehur drejtuesi i laburistëve, Jeremy Corbyn ndaj vizitës së Trump, si dhe deklaratat e tij në favor të përzgjedhjes së ish-kryebashkiakut të Londrës, Boris Johnson, si kreun e ri të qeverisë britanike.

Trump ka propozuar që Britania të heqë dorë nga negocimet me Brukselin, duke sugjeruar që Brexit-i të finalizohet edhe pa marrëveshje.

Gjatë vizitës, presidenti i SHBA-ve do të takohet edhe me kryeministren, May-in. Pas Britanisë, Trump do të vazhdojë turin në Irlandë dhe në Francë.

Burimi: The Sun 

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump ne britanine e madhe jeremy corbyn takimi me familjen mbreterore donald trump ne britanine e madhe jeremy corbyn takimi me familjen mbreterore

Sondazh

Poll