Bota

Gazetarja e ‘thumbon’ për jetën tepër luksoze, predikuesi i SHBA-së përgjigjet në mënyrë agresive

3 Qershor 2019, 11:43 Nga DOSJA
Gazetarja e ‘thumbon’ për jetën tepër luksoze,

SHBA– Predikuesi amerikan, Kenneth Copeland e ka gjetur veten në një situatë të vështirë kur nga një pyetje e drejtpërdrejtë është përpjekur të shpjegojë mënyrën e tij të jetesës luksoze që përfshin dhe përdorimin e një avioni privat.

Gjatë një interviste të shpejtë dhe tepër të vështirë 11 minutëshe me gazetën “Inside Edition Lisa Guerrero”, Copeland është tensionuar kur është pyetur si i shpenzon paratë e dhuruara nga kongregacionet e tij dhe gjithashtu për teorinë e tij ku u referohet njerëzve si ‘demonë’.

82-vjeçari Copeland, i cili në janar 2018 zbuloi një avion privat prej 3 milion dollarësh në pronësi të tij, ai u përpoq ta shpjegonte këtë duke thënë që për punën e tij, ku ka ndihmuar rreth 122 milion njerëz nëpër botë, i duhen te ardhura dhe pretendoi se avioni ishte i lirë, por i domosdoshëm për angazhimet e tij në gjithë globin.

Ai pastaj u përgjigj në mënyrë agresive drejt Guerrero-s pasi ajo i kërkoi të sqaronte deklaratën në lidhje me demonët duke e pyetur: “A besoni me të vërtetë se qeniet njerëzore janë demonë?”

“Jo, unë nuk e them dhe nuk besoj ta kem thënë ndonjëherë këtë”– i është përgjigjur me zemërim Copeland.

Copeland njihet për jetën e tij luksoze që përfshijnë lëvizjen me limuzina, avionë privatë, kostume të shtrenjta, shtëpi të mëdha, pasuri kjo tepër dyshuese.
Burimi: indy100

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jetë luksoze predikues amerikan shba jetë luksoze predikues amerikan shba

Sondazh

Poll