Bota

Një ditë para Bajramit, ekstremistët danezë djegin Kur’anin dhe provokojnë trazira (VD)

3 Qershor 2019, 13:32 Nga DOSJA
Një ditë para Bajramit, ekstremistët danezë djegin

DANIMARKË- Ndërsa jemi në ditën e fundit të muajit të Shenjtë Ramazan dhe na ndajnë disa orë nga festa e Fiter Bajramit, radikalët e ekstremit të djathtë në Danimarkë, kanë marrë një hap ekstrem duke provokuar ndjenjat e muslimanëve. Ata kanë djegur Librin e Shenjtë, Kru’anin dhe pasi zbuluan një flamur kanë thirrur në kor: “Europa është e jona”.

Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshim i përkrahësve të ekstremit të djathtë, kanë protestuar kundër programit të një iftari të mbajtur në qendër të Kopenhagës nga disa vullnetarë.

Protestuesit më së shumti janë anëtarë të Stram Kurs, parti kjo antimigratore dhe antimyslimane, ndërsa protestuesit dogjën Kur’anin në një shesh kryesor të kryeqytetit, në kohën që njerëzit po hanin iftarin.

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, por protestuesit kanë transmetuar gjithçka në YouTube. Iftari në sheshin kryesor të Kopenhagës kishte më shumë se 2000 pjesëtarë ishin të pranishëm.

Ndërkohë i njëjti grup ka djegur Kur’anin edhe 2 herë të tjera në muajin Prill.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota danimarkë digjet kurani esktremi i djathtë danimarkë digjet kurani esktremi i djathtë

Sondazh

Poll