Bota

Tara, 11- vjeçarja me IQ më të lartë, thyen rekordin e Ajnshtajn dhe Hawking

3 Qershor 2019, 11:33 Nga DOSJA
Tara, 11- vjeçarja me IQ më të lartë, thyen rekordin e

MBRETËRI E BASHKUAR- Iranianja 11- vjeçare, Tara Sharifi është vajza, që u bë e njohur në internet pasi theu rekordin më të lartë të IQ në botë. 

Kështu Tara mundi dy emrat që mbanin këtë rekord prej dekadash: Albert Ajnshtajn dhe profesori i ndjerë, Stephen Hawking.

Testi IQ u përqendrua në aftësinë e studentëve për të kuptuar fjalët, provë kjo e kulturës dhe gjuhës neutrale. Tara Sharifi është studente në Shkollën e Mesme të Aylesbury, e cila fitoi testin më të lartë të inteligjencës IQ 140.

Në një intervistë, Tara u shpreh se vendimi për të kryer këtë test e mori bahskë me prindërit e saj dhe se ishte gjëja më e mirë që mund të bënin, pasi kjo do i jap asaj mundësinë të punoj me këtë organizatë. 

Tara Sharifi tani kualifikohet për anëtarësimin në Mensa, e cila njihet edhe si shoqëria e Lartë e IQ. Prindërit e saj janë shprehur shumë krenar për vajzën dhe se ajo do të jetë një shembull i mirë për shoqërinë.

Burimi: India

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ajnshtajn stephen hawking tara sharif ajnshtajn stephen hawking tara sharif

Sondazh

Poll