Bota

“S’ka rëndësi ‘Audi’ por gomari që e nget”, analisti nuk tërhiqet nga deklarata: Nuk keni ditur ta lexoni, s’mba

23 Gusht 2021, 15:56 Nga DOSJA
“S’ka rëndësi ‘Audi’ por gomari që e

KOSOVË– Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pasi u kritikua për postimin e bërë ku linte të nënkuponte se fajtin për vdekjen e saj e kishte pasur edhe vetë Marigona Osmani, pasi kishte parë ‘Audin” dhe jo gomarin e që e ngiste.

Pasi u kritikua nga Organizata Çika, një organizatë për mbrotjejn e të drejtave të grave, Pozhari shkruan se njerëzit nuk kanë ditur ta lexojnë statusin e tij.

“”Qikave” që nuk dinë të lexojnë! Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër. Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju! Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë!”- shkruan Pozhari.

Marigona Osmani u gjet e vdekur dje në derën e spitalit në Ferizaj ku u hodh nga i dashuri i saj, Dardan Krivaqa dhe miku i tij, Arbër Sejdiu. E reja kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës makabre që ishte ushtruar mbi të. Sejdiu është vënë në pranga, ndërsa Krivaqa është shpallur në kërkim.

Lidhur me këtë rast Pozhari bëri një status ku u bënte thirrje vajzave që të mos shikonin makinat, por personin brenda tyre.

Statusi i mëparshëm i Pozharit:

E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale.
Por, po aq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora marigona osmani xhevdet pozhari marigona osmani xhevdet pozhari

Sondazh

Poll

Bota 23 Gusht 2021, 14:41

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ rreth ngjarjes tragjikë që ndodhi në Kosovë mbrëm...

Bota 23 Gusht 2021, 14:16

FDA miraton përdorimin e përhershëm të Pfizer

SHBA-Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer ditën e sotme, një moment historik që mund...