Bota

23 Gusht 2021, 14:41 Nga DOSJA

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ rreth ngjarjes tragjikë që ndodhi në Kosovë mbrëmjen e djeshme ku një 18-vjeçare u vra nga partnëri dhe një person tjetër,

Osmani i ka bërë thirrje të secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizajt dhe ka kërkuar të ketë drejtësi. Sipas saj, drejtësinë ua kemi borxh secilës vajzë e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë.

Postimi i plotë:

“Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë. Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave. Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave. Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi”

Lajm kryesor: 18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit në Kosovë/ Dy të rinjtë me “Audi” me targa zvicerane ‘u zhdukën’, policia arreston një prej tyre

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora marigona osmani vjosa osmani marigona osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 23 Gusht 2021, 14:16

FDA miraton përdorimin e përhershëm të Pfizer

SHBA-Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer ditën e sotme, një moment historik që mund...