Bota

Mbesën ia hodhën të vdekur në derën e spitalit, daja e Marigona Osmanit: E shihnim në sytë e Dardanit që diçka fshihnin

23 Gusht 2021, 13:52 Nga DOSJA
Mbesën ia hodhën të vdekur në derën e spitalit, daja e

KOSOVË– Vdekja e 18-vjeçares Marigona Osmani ka tronditur Kosovën por edhe më gjerë, ndërsa për ngjarjen ka folur daja i saj.

Ai është shprehur për gazetën Express se vajza nuk është ankuar ndonjëherë për probleme me partnerin e saj por kur familja e saj ka pyetur për të nuk i kanë thënë fjalë të mira. Ai thotë se babai i viktimës e ka vërejtur nga sytë e Dardanit se çifti po fshehin diçka.

Daja i viktimës pohon se 18-vjeçarja kishte nisur një punë, por e kishin larguar nga puna me të marrë vesh se është partnerja e Dardanit. Ai tha se ceremonia e varrimit pritet të bëhet ditën e nesërme, ndërsa e pamja do të zgjasë tri ditë.

Fjala e dajës së viktimës:

“Unë jam daja i M. Dje e kemi marrë vesh dikur rreth orës 22:00, nuk kemi ditë diçka që ka ndodh. Por në bazë të informatave, e kemi marrë vesh që është mbesa jonë. Kemi ardhë këtu, kemi bisedu me familjen. Kjo është e vërtetë, ajo është martu që 2 ose 3 muaj…Vajza nuk ka tregu kurgjë që ka raporte të këqia, por në bazë të rrethanave, si dajë, kemi pyet kush është filani (burri i saj). Nuk kanë folë fjalë të mira, që është njeri i sjellshëm ose djalë i mirë, por e paska pas fatin…U njoftu me të, u martu, kur ka ardhë në shtëpi, se kam qëllu unë këtu një herë ose dy, më kanë thënë dajë mirë jemi duke kalu. Diçka që me thanë që s’po shkon mirë, s’na ka tregu. Por, në bazë të babës së saj, se ky e ka pyet qysh po kalon, ajo ka thënë mirë, por po thotë se e ka vërejt në bazë të syve të atij djalit se ka pas diçka të fshehtë. Janë martu, banesën e kanë pas qaty, ja kish pas nis vajza me punu diku një javë apo dhjetë ditë më një vend, por për çka u largu prej punës nuk muj me ditë. Fjalë të popullit, e kanë hetu që është femra e filanit dhe e ka largu, se s’ka desht me pas probleme me të. Nesër bëhet varrimi, tri ditë zgjatë e pamja, dhimbja është e madhe por nuk dina se çka bëjmë”

Lajm kryesor: 18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit në Kosovë/ Dy të rinjtë me “Audi” me targa zvicerane ‘u zhdukën’, policia arreston një prej tyre

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan krivaqa marigona osmani dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll