Bota

E hodhën të vdekur në derën e spitalit, rrjeti kërkon drejtësi për Marigona Osmanin: Kriminelët, të varen në qendër t

23 Gusht 2021, 13:27 Nga DOSJA
E hodhën të vdekur në derën e spitalit, rrjeti kërkon

KOSOVË– Rrjeti ka shpërthyer në komente dhe kërkon ndëshkimin e dy të rinjve që hodhën 18-vjeçaren Marigona  Osmani të vdekur në derën e spitalit në Ferizaj.

Në postime të shumta në rrjetet sociale, qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm kërkojnë që për dy të rinjtë, bashkëjetuesin e adoleshentes Dardan Krivaqa dhe mikun e tij, të funksionojë ligji i Kanunit.

Shumë të tjerë shkruajnë se të dy autorët e kësaj ngjarjeje makabër duhen varur në qendër të qytetit.

“Duhet në mes të qytetit te varet ky psikopat, e njekohesisht duhet edhe prinderve të tij një dënim per rritjen dhe mos-zhvillimin mendor te kesaj shtaze,- shkruan dikush.

“Duhet me pru qat ligjin e Talebanve, me te shti me ni grop e veq kryt me ja lan jasht,e kadal dale shpirtin me ja nxerr me gur!!!”- shkruan një tjetër.

“Keta kokan idijota qyshe me ja more jeten nje femres shume keqe pra por keta i kisha denu.me.burge te perjeshem edhe mi lone vetem ne tere mos me pa dille me sy keta,”- vijon dikush më tej.

“Kta psikopata duhet te varen ne litar me kemb perpjet e kry te posht e gjith qytetaret te kalojn ati pari e ti psjtyn deri sa te jet e mundur minuti i funit !!!! pastaj mesojn te tjert prej kti rasi ,”- shton një tjetër komentues.

“Ftyr krimineli, burgim te perjetshem tana tjert si ky mushen men,”- vijon dikush më tej.

“Të zbatohet kanuni,”- thotë dhe dikush.

Dardan Krivaqa, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Ai është i dyshuari kryesor për vdekjen e Marigona Osmani, 18 vjeçare nga komuna e Ferizajt.Krivaqa së bashku me të prangosurin Arbër Sjediun hodhën të vdekur 18-vjeçaren në derën e spitalit në Ferizaj dhe u larguan. Kamerat e sigurisë i zbuluan.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 18-vjecarja e vdekur ne kosove marigona osmani 18-vjecarja e vdekur ne kosove marigona osmani

Sondazh

Poll