Bota

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, avokati refuzon të mbrojë të dyshuarin për vdekjen e saj: Është rast shumë i ndjeshëm

23 Gusht 2021, 13:22 Nga DOSJA
Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, avokati refuzon të

KOSOVË– Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kosovë ku dy persona lanë të vdekur një 18-vjeçare, avokati Avni Hysiqi ka refuzuar të mbrojë të dyshuarin me inicialet A.S, i kapur nga Policia si i dyshuar për rastin e vdekjes së vajzës 18 vjeçare.

Avokati është shorehur se ky rast është shumë i ndjeshëm dhe se nuk mund ta marrë në ngarkim të arrestuarin A.S.

Fjala e avokatit:

“Nuk po du mu deklaru kurgjo lidhur me rastin sepse është shumë ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjen një avokat tjetër se unë as që merrem me të”

Lajm kryesor: 18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit në Kosovë/ Dy të rinjtë me “Audi” me targa zvicerane ‘u zhdukën’, policia arreston një prej tyre

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 18-vjecarja e vdekur ne kosove avni hysiqi 18-vjecarja e vdekur ne kosove avni hysiqi

Sondazh

Poll