Bota

U largua nga vendi pas pushtimit taleban, prek gazetari afgan: Një masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia

23 Gusht 2021, 12:48 Nga DOSJA
U largua nga vendi pas pushtimit taleban, prek gazetari afgan: Një

AFGANISTAN– Gazetari i pavarur Bilal Sarwary ishte ndër ata që arritën në aeroportin e Kabulit duke lënë pas gjithçka që kishte punuar aq shumë për të ndërtuar, përveç disa palë rrobash dhe familjes së tij të re.

E diel 22 gusht 2021: Dita kur largohem nga vendi im, qyteti im, Kabuli im. Një masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia. Një ditë tragjike në jetën time”, shkruan gazetari afgan në Twitter.

Sarwary, një ish gazetar i BBC-së, kishte planifikuar të rriste vajzën e tij, të quajtur Sola, që do të thotë “paqe” në vendin e tij, vend ku ai ka kaluar 20 vjet duke mbuluar me kronika dhe ndihmuar si përkthyes në 2001.

“Sot është dita që një brez afganësh kanë varrosur ëndrrat dhe aspiratat e tyre dhe jetën tonë. Ky qytet për ne është shtëpia jonë, pavarësisht nga kontradiktat që ne e quanim shtëpi, ne jemi rritur këtu. Shpresojmë që talebanët të mund të mësojnë nga mësimet e së kaluarës … dhe ne mund të provojmë se mund të largohemi nga tanket dhe plumbat, drejt një rruge ku të gjithë mund ta shohin veten ”.-tha ai.

Rreth 17,000 njerëz janë larguar nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit javën e fundit, sipas SHBA. Nuk dihet sa u janë dhënë viza qytetarëve afganë për punën e tyre me qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare, nga frika se mund të jenë në shënjestër të talebanëve.

Shumë prej tyre janë profesionistë dhe të diplomuar, dhe Sarwary ka frikë se çfarë do të thotë ky “rrjedhje truri” për Afganistanin.  Jashtë portave të aeroportit, ka 10.000 të tjerë ose më shumë që shpresojnë të hyjnë në aeroport – një dërrmim njerëzish që duan të largohen me aq sa munden.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bilal sarwary lufta ne afganistan bilal sarwary lufta ne afganistan

Sondazh

Poll