Art&Argëtim

Aktori i serialit ‘Çukur’ godet kokën, përfundon në spital me 12 qepje

23 Gusht 2021, 11:00 Nga DOSJA
Aktori i serialit ‘Çukur’ godet kokën, përfundon

TURQI –Aktori turk Kubilay Aka është mjaft i njohur për publikun nga rolet e tij në seriale si “Çukur”, “Ask Bu Mu?” apo “Cam tavanlar”. Vëmendjen ditët e fundit ama e ka tërhequr incidenti që i ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Vetë aktori ka thënë në nje intervistë për mediat turke se i ka rënë të fikët papritur dhe në gjendje të pavetëdishme ka goditur kokën, por tani gjendja shëndetësore është e stabilizuar.

Ka qënë aktori Aras Bulut Iynemli, njëkohësisht fqinji i tij ai që i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka dërguar në spital. Pasi i kanë ndaluar gjakderdhjen me 12 qepje në kokë, aktroi iu është nënshtruar analizave për të kuptuar nga vinte problemi.

Skaneri nuk ka treguar asnjë anomali në trupin e aktorit dhe mjekët janë duke ngritur hipotezën se Kubilay mund të ketë ndonjë problem me nivelin e sheqernave në trup.

Për momentin gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar por aktori do vazhdojë t’u nënshtrohet analizave për të kuptuar se ku qëndron problemi me shëndetin e tij.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aktori turk godet koken kubilay aka aktori turk godet koken kubilay aka

Sondazh

Poll