Art&Argëtim

“Po mendojmë për martesën”/ Rita Ora dhe i dashuri janë gati për hapin e radhës

23 Gusht 2021, 10:31 Nga DOSJA
“Po mendojmë për martesën”/ Rita Ora dhe i dashuri

ShBA – Rita Ora dhe Taika Waititi u lidhën së bashku në mars të këtij viti dhe duket se që atëherë romanca mes tyre sa vjen e forcohet. Dyshja u takuan  për herë të parë në Australi dhe tani jetojnë në Los Angeles së bashku.

Sipas The Sun, Taika e thërret Ritën “nuse” gjatë gjithë kohës dhe i thotë shpesh me shaka se ai do të jetë bashkëshorti i saj i parë dhe I fundit.

“Njerëzit rreth tyre e shohin këtë më tepër si një mënyrë “flirtimi”, por Rita shpreson shumë që ta ketë seriozisht.”

Këngetarja thuhet se bën shaka herë pas here me miqtë dhe u thotë se ata do të martohen në fshehtësi dhe shpejt e shpejt e vetëm më vonë do e japin lajmin për të tjerët.

Taika ka qënë më parë i martuar me producenten e filmave, Chelsea Winstanley, por është ndarë në 2018 kurse Rita nuk ka qënë kurrë e martuar më parë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dyshja duan martese rirta ora taika waititi dyshja duan martese rirta ora taika waititi

Sondazh

Poll