Art&Argëtim

Beyonce dhe Jay Z “mbulohen” në diamante, “Tiffany & Co.” përzgjedh çiftin për fushatën e tyre më të re

23 Gusht 2021, 09:33 Nga DOSJA
Beyonce dhe Jay Z “mbulohen” në diamante, “Tiffany &

ShBA – Kur Beyonce dhe Jay Z pranojnë të behën fytyra e një fushate dihet se suksesi do të jetë i garantuar.

Duket se këtë ka menduar dhe brandi i njohur i bizhuterive “Tiffany & Co” teksa ka përzgjedhur çiftin për reklamën e tyre më të re. Kjo nënkupton zbukurimin e Beyonce-s me diamantin 128.54 karatësh “Tiffany Diamond”, bizhu e mbajtur më parë vetëm nga tre persona (një prej tyre Audrey Hepburn), së bashku me një mori bizhuterish të tjera luksoze.

Diamanti i paçmueshëm  “Fancy Yellow” me një zinxhir të gjatë të zbukuruar me mbi 100 karat diamante në vetvete duket mbreslënës në qafën e Beyoncé, teksa ajo pozon për fushatën e re të “Tiffany”. Gjerdani  përputhet me unazën po në ngjyrë të verdhë, ku diamanti 22 karat kombinohet aq bukur me veshjet plot diamante që Beyonce mban në foto.

Çifti shfaqet i veshur i gjithi në të zeza dhe Jay Z pozon në krah të këngëtares ku në xhepin e kostumit të tij dallohet një karficë e ideuar nga Schlumberger, një nga argjendarët më të njohur të shekullit të 20-të. Ai mban një palë mansheta me diamant, një karficë të gjithën në platin shoqëruar me nje set unazash fejese, krjimi më I fundit I Tiffany për meshkuj.

“Beyoncé dhe Jay Z janë mishërimi i një historie moderne dashurie ”, tha Alexandre Arnault, nënkryetar Ekzekutiv  për Komunikimin. “Si një markë që ka theksuar gjithmonë dashurinë, forcën dhe gjetjen e vetvetes, ne nuk mund të mendonim një çift më të përshatshëm, që përfaqëson më mirë vlerat e Tiffany. Ne jemi të nderuar që çifti Carters kanë zgjedhur të jenë pjesë e  familjes Tiffany”, ka përfunduar ai.

Beyonce dhe Jay Z janë mjaft të njohur për influencën dhe pëlqimin që ata përcjellin tek publiku dhe kjo fushatë mendohet të jetë ndër më të suksesshmet që Tiffany ka krijuar ndonjëherë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz beyonce dhe jay z fushatta all about love tiffany zgjedh carters beyonce dhe jay z fushatta all about love tiffany zgjedh carters

Sondazh

Poll