Art&Argëtim

Nuk e përballojnë dot? Angela dhe Dragos lënë vilën 85,000 € në Mykonos, zhvendosen në një shtëpi më të lirë

23 Gusht 2021, 06:24 Nga DOSJA
Nuk e përballojnë dot? Angela dhe Dragos lënë vilën

GREQI– Dragos Savulescu dhe Angela Martini kanë lënë vilën e tij luksoze në Mykonos me kosto 85,000 Euro dhe janë zhvendosur në një tjetër vilë më të lirë dhe më të vogël.

Bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare u la i lirë nga autoritetet greke pak ditë më parë, por me kusht që të mos largohet nga Mykonos derisa gjykata të vendosë për ekstradimin ose jo të tij në Rumani. Dragos ka rinovuar kontratën e qirasë së vilës me nëntë dhoma gjumi deri më 30 Shtator derisa të përfundojë proceset gjyqësore.

Megjithatë jetesa e tij luksoze në vëmendjen e të gjithë mediave dhe autoriteteve e ka detyruar që të rishikojë kontratën dhe të zhvendoset në një vilë më të vogël dhe më të lirë.

46-vjeçari Savulescu, i cili njihet për shqiptarët si bashkëshorti i ish-Miss Shqipërisë, Angela Martini, kishte një urdhër ndërkombëtar arresti pasi është dënuar me 5.5 vjet burg për përvetësimin e parave publike në Rumani. Ai dhe bashkëpunëtorë të tjerë u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh pasuri publike.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz angela martini dragos savulescu angela martini dragos savulescu

Sondazh

Poll