Art&Argëtim

Incidente në koncertin e Goran Bregoviç! Hidhet gazlotsjellës, qytetarët largohen të panikosur, policia rrethon të rinjtë

22 Gusht 2021, 08:57 Nga DOSJA
Incidente në koncertin e Goran Bregoviç! Hidhet gazlotsjellës,

KORÇË– Koncerti i këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç u shoqërua mbrëmjen e djeshme me incidente. Në natën e fundit të festimeve në Festën e Birrës në Korçë, eveniment që organizohet çdo vit, u ngjit në skenë Bregoviç, për ta hapur mbrëmjen me këngën “Kosovarja” në gjuhën shqipe.

Por as ky gjest nuk e ndali turmën. Persona ende të paidentifikuar hodhën gazlotsjellës në mes të njerëzve ku kishte gra, fëmijë të moshuar dhe burra. Të gjithë nisën të largoheshin nga koncerti me sy të përlotur ndërkohë që mësohet se një prej qytetarëve ka përfunduar në spital pasi ka pasur koplikacione me frymëmarrjen.

Korça ishte e blinduar, 200 forca policie të reparteve të ndryshme ku nuk përjashtoheshin as “Shqiponjat” dhe FNSH-të, rrethuan të gjithë hyrje-daljet e qytetit, po kjo nuk i ndaloi një grup të rinjsh që të futeshin në koncertin me biletën 1 mijë lekëshe të reja dhe me gaz lotsjellës me vete.

Pamjet e publikuara nga Dosja.al kanë treguar turmën e qytetarëve që largoheshin të panikosur, ndërkohë që policia bëri me dije se janë shpqëruar tetë persona në komisiariat. Fill pas sulmit, Tifozët Kuqezi që paralajmëruan për incidente bënë një reagim ku nënkuptuan se merrnin përsipër autorësinë e këtij sulmi. Ende nuk është e konfirmuar nëse ky grup qëndron pas hedhjes së gazit lotsjellësh. Pavarësisht incidentit, koncerti vijoi me muzikë dhe Bregoviç nuk zbriti nga skena.

Qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe artistë të shumtë bënë thirrje për bojkot dhe kërkuan që të mos ftohej këngëtari serb në Korçë, mirëpo nuk ia arritën qëllimit. Ka qënë Bashkia e Korçës ajo që ka thënë se “arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt”, por ura ka përherë dy brigje.

(a.b;m.k;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture festa e birres ne korce goran bregovic goran bregovic performon sot festa e birres ne korce goran bregovic goran bregovic performon sot

Sondazh

Poll