Politike

‘Lirojeni menjëherë Alexey Navalny’/ Ambasada e SHBA-së në Tiranë i drejtohet Rusisë: Populli juaj ka nevojë të shpr

23 Gusht 2021, 08:55 Nga DOSJA
‘Lirojeni menjëherë Alexey Navalny’/ Ambasada e

TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny. Me anë të një video të ripostuar në “Facebook” nga ambasada në OSBE, kujtohet helmimi i Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve. Ata kërkojnë që çdo qytetar i Rusisë të ketë forcën që të shprehë mendimin pa pasur frikë nga ndëshkimi që mund të vijë më pas.

POSTIMI:

Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi.

Alexei Navalny, u arrestua nga policia pas fluturimit të tij nga Gjermania, në Moskë. Ai po kthehej në vend pesë muaj pasi pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse. Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny. Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues. Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me një burgim efektiv. Ndaj tij është marrë vendim që të dënohet me 3 vjet burg.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alexey navalny ambasada amerikane alexey navalny ambasada amerikane

Sondazh

Poll