PAMJET që nxjerrin zbuluar Ramën/ Si i retushoi segmentet e rrugës së prishur në Malin e Tomorrit, pelegrinët të përvuaj
22 Gusht 2021, 08:21Nga DOSJA
BERAT– Rrugë e shtruar dhe e punuar mirë ishte ajo që u tregua nga kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’ një ditë më parë për pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. ‘Rruga e re’ tha Rama mirëpo realiteti është shumë ndryshe.
Gazetarja Flora Xhemani Baba ka treguar për qytetarë në ‘Facebook’, realitetin e hidhur. Ajo ka ndarë pamje të rrugës që të çon në Teqenë e Baba Aliut në Tomor. Shumë qartë dallohet që ajo nuk është e re. Tashmë qytetarët kanë lënë mjetet e tyre dhe kanë marrë malin në këmbë pasi trafiku është rënduar, këtë e konfirmon dhe vetë gazetarja e cila ka ndarë pamjet.
POSTIMI:
Më shumë se 500 mijë shpirtra të zënë në lakun e rrugës së re, gjysmat e të cilëve lart, kryesisht pa ujë e pa ushqim dhe gjysma tjetër në 23 kilometrat e rrugës që të çon në Teqenë e Baba Aliut në Tomorr. Një situatë që ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, me njerëz që i kanë braktisur makinat në rrugë, duke e marrë malin me këmbë e duke lënë pas një gërshet të gjatë, që fillon tek kthesa e Mbrakullës dhe mbaron lart, nën këmbët e Teqesë.Vetëm ndonjë trim i çartur që ka fatin të qëllojë buzë rrugës së vjetër, mund të marrë parasysh rrezikun e thyerjes përgjysëm të makinës, ose të presë të paktën dy-tre ditë nën diell e nën të ftohtë që të shplekset gërsheti i trafikut.Shpresojmë shumë që të mos ketë pasoja shëndetsore në njerëz, sepse në mesin e tyre ka shumë pleq e fëmijë.Ndërkohë, e vetmja gjë për të cilën nuk mendon më askush, është festa.
Qytetarët do të bëhenpjesë sot e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Berat. Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi. Gjatë ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Dita kulminante është e diela, kur pelegrinët kryejnë ritet duke bërë kurban, ndezin qirinj dhe luten.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Që prej shpalljes non-grata nga SHBA dhe betejës së ashpër në distancë me amerikanët, për Sali Berishën akrepat e orës janë kthyer pas.Disa herë në...
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu paralajmëron se vendi po ‘rrokulliset’ drejt një katastrofe të re sa i takon situatës së koronaviru...
VLORË– Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli është infektuar me Covid-19 dhe prej ditësh është mbyllur në shtëpi. Në një status në profilin e tij në Faceb...
TIRANË– Mustafa Nano ka postuar një foto ku shihet deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke darkuar me anëtarë të selisë blu në dukj...
TIRANË– Një person i quajtur Msrku Marku, rastësisht i njëjtë me identitetin e të zgjedhurit për deputet në radhët e Partisë Demokratike i ka shkruar ish-k...
TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar përfshirjen e efektivit të RENEA-ve, Rael Luli në trafikimin e lëndëve narkotike si pasojë të produktit të alea...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pritur në takim kongresmenin amerikan, me të cilin vizituan dhe bazën ajrore të Kuçovës, në të cilën NATO ...
Politike20 Gusht 2021, 16:31
TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për strehimin e afganëve. Sipas njoftimit nga...