‘Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it’/ Rama vijon intervistat për afganët, për “The Sunday Times”:
22 Gusht 2021, 11:58Nga DOSJA
SHBA-Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” është shprehur se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe. Sipas tij, evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët gjithçka ishte shumë reale.
Rama tha se në Afganistan nuk ka një koordinues dhe se nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh për evakuimin dhe secili shtet po punon për veten. Kryeministri thotë se ende nuk ka një mënyrë që t’i kaluar njerëzit, madje dhe shtetet e mëdha duken të çrregullta, duke e cilësuar këtë si një nga shkaqet se përse nuk po vijnë ende afganët në Shqipëri.
“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten. Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen. Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullt. Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar. Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane“, tha ai, “për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë. Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë. Për ne është shumë e qartë”, tha Rama. “Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”- tha Rama.
LONDËR– ‘Top Channel’ ka siguruar një video të ambasadores Yuri Kim, e cila ndodhet në një aeroport duke bërë një bisedë me një shqiptar.Ambasadorja amerik...
TIRANË– Skulptori Adi Dule, i njohur gjerësisht për shqiptarët si artisti që ndan studion e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i ka dërguar një letër...
BERAT– Rrugë e shtruar dhe e punuar mirë ishte ajo që u tregua nga kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’ një ditë më parë për pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. ‘...
TIRANË- Që prej shpalljes non-grata nga SHBA dhe betejës së ashpër në distancë me amerikanët, për Sali Berishën akrepat e orës janë kthyer pas.Disa herë në...
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu paralajmëron se vendi po ‘rrokulliset’ drejt një katastrofe të re sa i takon situatës së koronaviru...
VLORË– Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli është infektuar me Covid-19 dhe prej ditësh është mbyllur në shtëpi. Në një status në profilin e tij në Faceb...
TIRANË– Mustafa Nano ka postuar një foto ku shihet deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke darkuar me anëtarë të selisë blu në dukj...
TIRANË– Një person i quajtur Msrku Marku, rastësisht i njëjtë me identitetin e të zgjedhurit për deputet në radhët e Partisë Demokratike i ka shkruar ish-k...