Situata me Covid, Tritan Shehu: “Kambanat” po bien, Shqipëria rrukulliset drejt një katastrofe të re
22 Gusht 2021, 07:32Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu paralajmëron se vendi po ‘rrokulliset’ drejt një katastrofe të re sa i takon situatës së koronavirusit. Sipas tij, Shqipëria duhet të aplikojë dhe dozën e tretë të vaksinës së certifikuar nga EMA dhe të rritet dhe fasha e moshave.
POSTIMI:
Fatkeqesisht cfare kemi paralajmeruar prej muajsh po ndodh. Ne realitet infeksionet e vdekjet sot jane me te larta se komunikimet zyrtare, sic dhe u zbulua deri tashti me 16 mije humbjet e jeteve. Nderkaq kjo Qeveri e pa pergjegjeshme qendron ne gabimet e pasivitetin e saj. Prandaj dua te rikujtoj cfare kam thene per vaksinimin, ne kete situate te rende kur Shqiperia eshte shume larg imuniteve pasive dhe atij vaksinues: 1- Eshte faj e mashtrim edhe me i rende i Qeverise ndaj Shqiptareve tu ofroje akoma vaksina te pa certifikuara, kineze e ruse te pa efekeshme. Kjo duhet ndaluar e ndryshuar menjehere, si veproi dhe Kosova. 2-Nderkaq te gjithe ata, qe kane marre deri me sot keto vaksina, duhet te futen ne proces rivaksinimi te plote (me dy doza), me ato te miratuara nga EMA. Kete po bejne dhe vende si Turqia, nga ne u furnizuam me vaksinat kineze. 3- Prej muajit tetor te organizohet aplikimi i dozes se trete per te vaksinuarit me ato te sigurtat, duke respektuar 6-9 muaj distance nga doza e dyte. 4- Duhet te zgjerohet gama e te vaksinuarve qe prej moshes 12 vjec. 5-Me realizimin e ketyre pikave hapet rruga e futjes ne perdorim te “Green pass”, me rregulla te qarta e demokratike. 6-Per te realizuar imunizimin e domosdoshem te 85% te popullesise me vaksinim te plote, kerkohen mbi 5,5 M doza te sigurta, e realizueshme kjo. 7-Ka dhe masa te tjera te domosdoshme te kerkuara, qe lidhen me rimodelimin e kujdesit paresor per forcimin e zgjerimin e games se procedurave Covid te tij, rimbursimet, pregatijen e te gjitha spitaleve, permiresimet e sherbimeve reanimacionit per te korregjuar indekset e tyre, liberalizimet ne treg, etj. Por qe per te keqen e shqiptareve keto “kembana” nuk po e zgjojne Qeverine! Pra dite me te keqija na presin!
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli është infektuar me Covid-19 dhe prej ditësh është mbyllur në shtëpi. Në një status në profilin e tij në Faceb...
TIRANË– Mustafa Nano ka postuar një foto ku shihet deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke darkuar me anëtarë të selisë blu në dukj...
TIRANË– Një person i quajtur Msrku Marku, rastësisht i njëjtë me identitetin e të zgjedhurit për deputet në radhët e Partisë Demokratike i ka shkruar ish-k...
TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar përfshirjen e efektivit të RENEA-ve, Rael Luli në trafikimin e lëndëve narkotike si pasojë të produktit të alea...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pritur në takim kongresmenin amerikan, me të cilin vizituan dhe bazën ajrore të Kuçovës, në të cilën NATO ...
Politike20 Gusht 2021, 16:31
TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për strehimin e afganëve. Sipas njoftimit nga...
TIRANË– Kongresmenin amerikan Mike Quigley i cili përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois ka mbërritur në Shqipëri. Quigley është pritur nga ambasad...
KUKËS– Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit Gjana ka sqaruar pamjet e publikuara një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha që tregonin k...