Përplasja me armë zjarri në Qendrën Tregtare në Tiranë/ Arrestohet polici, u konfliktua bashkë me të vëllain me rojen e
23 Gusht 2021, 07:21Nga DOSJA
TIRANË–Dy ditë pas përplasjes me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë, Policia e Shtetit ka mundur të zbulojë protagonistët e ngjarjes. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri ka ndodhur më 21 gusht, ku të përfshirë janë dy vëllezër dhe roja security e qendrës tregtare.
Në pranga është vënë Drilon Toska, i cili është punonjës policie ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Arbër Toska pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sulmuar fizikisht për motive të dobëta rojen security.
Policia raporton se ka qënë polici 35-vjeçar ai i cili ka qëlluar me armë zjarri për ta trembur rojen, në një orar ku qendra tregtare ka qenë e tejmbushur me qytetarë që kishin shkuar për të bërë blerjet e fundjavës.
Si nisi sherri? Sherri mes dy vëllezërve Toska dhe rojes security në Tiranë nisi për një vend parkimi. Konflikti fillimisht ka nisur nga vëllai i efektivit Drilon Toska, Arbër Toska, për shkak të një vendi parkimi. Pas konfliktit, Arbri ka kërkuar ndihmën e të vëllait, i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur konfrontimi. Mes dy vëllezërve dhe rojeve të sigurisë private të qendrës tregtare ka pasur përplasje fizike, ofendime ku më pas efektivi Drilon Toska ka nxjerr armën dhe ka qëlluar një herë. Gjatë konfliktit Toska nuk ishte në shërbim dhe ishte pa uniformë.
Por si u zbulua ngjarja? Një kamera amatore e filmuar dhe e publikuar në Dosja.al tregonte panikun në ambientet e parkingut pas të shtënave me armë. Për gati 2 ditë policia e Shtetit nuk pati asnjë reagim, ndërsa për fat të mirë, sot u njoftua se është bërë arrestimi i policit Drilon Toska.
(a.b;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagjaj janë dy punonjësit e kompanisë së sigurimit në Fier që humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme. Sot do të bëhet për...
TIRANË– Klajdi Tafaj, është 21-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me automatik në ajër gjatë një ceremonie dasme. Video e tij ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në koncertin...
GREQI– Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 9-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi e zuri korenti teksa u fsheh pas një kondicioneri gj...
BERAT– Vatra e zjarrit në Mjeshovë është raiktivizuar mëngjesin e sotëm. Flakët e zjarrit kanë rrezik të shkojnë drejt fshatit Metohë në kufi me Mallakast...
SERBI– Hedhja e gazit lotsjellës në koncertin e Goran Bregovic në Korçë i ka mbushur me më shumë inat mediat serbe. Mediumi “Blic.rs” e quan skandal atë ...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territo...