Aktualitet

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Berat! Flakët po shkojnë drejt fshatrave, digjen 7 hektar pisha e shkurre

23 Gusht 2021, 05:36 Nga DOSJA
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Berat! Flakët po shkojnë drejt

BERAT– Vatra e zjarrit në Mjeshovë është raiktivizuar mëngjesin e sotëm. Flakët e zjarrit kanë rrezik të shkojnë drejt fshatit Metohë në kufi me Mallakastrën. Deri më tani janë shkrumbuar rreth 7 ha me pisha e shkurre në malin Shpirag. Mjetet e zjarrfikëses nuk futen dot në zonë pasi terreni është tejet i vështirë e malor.

Efektivët e Repartit Zjarrëfikës kanë vijuar për 24-orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë, ku është e pamundur ndërhyrja në zonë me mjete, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e Reparteve Zjarrëfikëse të Mallakastrës.

Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar nga era, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha e shkurre. Zjarret në këtë zonë kanë qënë të qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat zjarret ne shqiperi berat zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll