Aktualitet

Incidenti në koncertin e Bregovic! Gazi lotësjellës u hodh në zonën VIP

23 Gusht 2021, 05:25 Nga DOSJA
Incidenti në koncertin e Bregovic! Gazi lotësjellës u hodh

KORÇË– Gazi lotësjellës që u hodh mbrëmjen e djeshme në një zonë nga koncerti i Goran Bregoviç, ishte në zonën VIP. ‘Syri.net’ raporton se pjesmarrja e njerëzve ishte e pakët në koncert. Njerëzit mbuluan hundën duke lotuar e më pas u shpërndanë kur në zonë u përhap gazi lotësjellës.

Policia aktualisht ka shoqëruar disa persona në lidhje me incidentin e ndodhur në koncert.

Mbrëmjen e djeshme, koncerti i këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç u shoqërua me incidente. Persona ende të paidentifikuar hodhën gazlotsjellës në mes të njerëzve ku kishte gra, fëmijë të moshuar dhe burra. Të gjithë nisën të largoheshin nga koncerti me sy të përlotur ndërkohë që mësohet se një prej qytetarëve ka përfunduar në spital pasi ka pasur koplikacione me frymëmarrjen.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll