Aksidenti tragjik në Fier/ Përcillen në banesën e fundit dy punonjësit që u mbytën brenda makinës në kanalin vaditës
23 Gusht 2021, 07:12Nga DOSJA
FIER– Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagjaj janë dy punonjësit e kompanisë së sigurimit në Fier që humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme. Sot do të bëhet përcjellja për në banesë të fundit. Fatkeqësisht, automjeti në të cilin ishin dy personat doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin vaditës, duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Shkëlqim Beqaj 54 vjeç dhe Elior Lagjaj 36 vjeç, po lëviznin me mjetin tip “Nisan”. Ka qenë GPS i makinës, që i përkiste një kompanie sigurie ai që ka sinjalizuar gjithçka. Kjo pasi mjetit për çdo ditë bënte patrullim në këtë zonë, ndërkohë që gps tregoi se për shumë kohë mjeti nuk po lëvizte.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pasur probleme me zemrën, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë pësuar atak kardiak.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Klajdi Tafaj, është 21-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me automatik në ajër gjatë një ceremonie dasme. Video e tij ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në koncertin...
GREQI– Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 9-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi e zuri korenti teksa u fsheh pas një kondicioneri gj...
BERAT– Vatra e zjarrit në Mjeshovë është raiktivizuar mëngjesin e sotëm. Flakët e zjarrit kanë rrezik të shkojnë drejt fshatit Metohë në kufi me Mallakast...
SERBI– Hedhja e gazit lotsjellës në koncertin e Goran Bregovic në Korçë i ka mbushur me më shumë inat mediat serbe. Mediumi “Blic.rs” e quan skandal atë ...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territo...
TIRANË–100 emigrantët afganë që pritej të vinin ditën e djeshme në Shqipëri, do të vijnë sot! Dosja.al ka mësuar se afganët janë në proces për të prerë bil...